Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Ndalesë në hapësirë

Barie Çupi-Ndalesë në hapësirë

Ne ndalemi ndonjëherë,
ndalemi në zbrazëtirë,
një indiferencë tekanjoze,
na përball me kësi ndalesash n’hapësirë.


Ne ndalemi shpesh,
tutje një bote si fenikas larg,
fishkëllima krijesash të përzishme,
si karusel na sillen rreth e qark.


Ne ndalemi se duhet,
një agonie në prelud,i ulemi pa zë,
mall’i një rruge nuk na shqitet,
na vërtitet e nuk na përzë.


Ne ndalemi në befasinë e një shorti,
e djeshmja një ankth,kthyer në orakull,
burgosur kemi emra,sende,ëndrra,
n’unazën qiellore,njërën dorë kem’akullt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT