Friday, February 21, 2025
BallinaKulturëFESTAT E MOTMOTIT NË FSHATRAT E OPOJËS

FESTAT E MOTMOTIT NË FSHATRAT E OPOJËS

Shkruan Nexhat Ajdini

Në fshatrat e trevës së Opojës, kemi një përzirje festash të motmotit në bazë të bestytnive popullore, traditës dhe fesë.v Këto festa janë përcjellë kryesisht tek bota fëmërore, e jo edhe tek bota mashkullore. Shumë festa janë pak të njohura ose nuk fetohen më nga brezat e sotëm të disa fshatrave të kësaj treve. Disa prej festave të rinjt e trevës Opojës i njohin vetëm si emra, të përmendur nga gjyshërit ose njerëz të moshuar të fshatit. Këto festa kanë ritualet e tyre që kanë kaluar brez pas brezi, pjesë e të cilave janë edhe këngët e ndryshme që këndohen në kohë të caktuara të festave të motmotit. Këngët e motmotit lidhen kryesisht me punët e bujqësisë dhe kohën e tyre. Këto këngë janë të lashta e sot nuk mund t`i gjejmë ato këngë të plota që këndoheshin shumë kohë më parë dhe në variantet që kanë mbetur në ditët e sotme ato përsëri ruajnë elementet e lashta.

SHËNGJERGJI

 Shëngjergji festohet si ditë e verës, dhe është ndër festat më të mëdha popullore. Është festë me origjinë pagane, por me emër të krishterë, që e festojnë njësoj të krishterët dhe muslimanët. Pasi të mbarojë Shëngjergji nuk pritet të bie brymë, por deri më këtë ditë bujqit e fshatit veç e kanë mbjellë misrin dhe të lashtat tjera pranverore. Shëngjergji është dita që lë dimrin prapa dhe e ka verën përpara. Festa e Shëngjergjit festohet më gjashtë maj, ku shumë të rinj e të reja të Opojës shkojnë në Prizren për ta festuar këtë festë. Në të gjitha fshatrat e trevës së Opojës gjithashtu edhe në fshatin Kuk, Shëngjergjin e festojnë më pesë e gjashtë maj, ose natën e Shingjergjit siç i thonë banorët e Kukit, vajzat dalin në vendet e caktuara si në livadhe ashtu edhe të lumi i fshatit. Të rinjtë, djem e vajza, zgjohen natën e Shëngjergjit më herët dhe luhaten me sallajnxhak, e disa të tjera luajnë lojëra të ndryshme. Natën e kësaj feste, të rinjtë e Opojës, derisa kanë shetitur nëpër livadhe kanë thyer degë të shelgut dhe i kanë vendosur nëpër mure të dhomave, mbi dyer të shtëpisë, dhe mbi derën e oborrit. Kështu është vepruar edhe kudo në ato vende ku ka bagëti. Kjo është bërë me të vetmin qëllim që të luten për mirëvajtjen e njerëzve, po edhe të kafshëve për gjithë vitin, e sidomos gjatë stinës së verës. Si çdo festë edhe Shëngjergji i ka këngët dhe ritet e veta:

Honi-honi to konojm
Lumos na me sefa po ja çojm
ôni lum e lum xhi na erdh Shingjergji
Lum i miri e mjer i keqi
I lum shingjergji xhi na ka ardh
Xhi na gjete me bofqe t’bardh
Ore Shingjergj, Shingjergji gzuot
Dita jote s’ka t’paguot
Lum e lum xhi na ka dal vera
Por vashast devojka xhi jôn to reja
Grupe-grupe po shkojm to kôŋue
Po shkojm Shingjergjin me e festue
Medet mori non xhi kônga devojka
Por bofqon e bardh s’to t’mo kalbe toka
Xhi na ka ardh Shingjergji sot
Lumos une xhi jem devojk
Ku po shkojsh moj vajz me shami t’sarit
Po shkoj nor katund une me shetit
honi shoqe honi edhe sot e nesor
Se kush to ta prete Shingjergjin qetor
Oni kush e prêt Shingjergjin n’mot
Oni qajo vajz, vajza devojk
Lum e lum po vjen Shingjergji
Na vijn burrat prej gurbeti
Oni mori shoqe edhe ni dakik
Lum e lum kush e prêt kot dit
Jemi vesh me jeleka
Se po shkojm me mledh uflla te reka
Hajde mori shoqe se po shkojm por uflla
To t`i rritim flokot e shkurta
Ori dahire okolla me letor
Por Shingjergjin qetor
Do ta lô nonon veton

E mora zyrefin e dola nô bafqe
E mora zyrefin dola nô bafqe
P’i vjen natyros era manushaqe
E mora zyrefin dola n’ballkôn
P`i vjen natyros era orgovôn
Qeky vakti sa i miri
Xhi po çelon drondafilli
Qeky vakti sa i omli
Xhi po çelon orgovoni
Lumos na xhi jemi to reja
Ka po hecim po dridhot dheja

Ore Shingjergj
Ore Shingjergj i lumi Shingjergj
Plot me lule e plot me gjeth
Ore Shingjergj je i gzuot
Dita jote s’ka t’paguot
Oni por Shingjergjin to t’knojm krejta
To t’i presim flokot to reka
Bofqot e bardha i kemi larue
Por Shingjergj i kemi ushtue

 Me kalimin e kohës festat popullore, por edhe Shëngjergji bashk me këngët e humbën karakterin dhe erdhen duke u shuar dhe të zëvëndësohen me këngë të reja. Në fshatrat e Opojës, Shëngjergji festohet në çdo shtëpi veç e veç e nuk shkojnë dikund tjetër në mënyrë të organizuar për ta festuar këtë festë. Natën e Shëngjergjit fshatrat e Opojës, i kaplon gëzimi i fëmijëve, ku të gjithë fëmijët kanë mbledhur nga një tufë me lule, që të bëhen të bukur sikur lulet, pasi që janë larë me lulet e mbledhura nëpër livadhe. Nëna e merr një kovë me ujë dhe në atë kovë i qet lulet e mbledhura nga fëmijët dhe para të metalit, por në kovën me ujë të mbushur nëna qet edhe ve. Nënat, paratë e metalit i qesin ne kovë, që fëmijt e tyre të bëhen të fortë si metali, ndërsa venë e qesin që fëmijët të bëhn të bardhë si veja. Para dite lahën të gjithë të rinjt dhe të rejat , por edhe fëmijët lahen këtë para dite.Të gjithë vajzat e fshatrave, pas dite mblidhen grupe-grupe sipas lagjeve se ku jetojnë dhe nisen e shkojnë nëpër livadhe, ndërsa këto vitet e fundit shkojnë në fund
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT