Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritLasgush Poradeci: S’ish dashuri, po fshehtësi…

Lasgush Poradeci: S’ish dashuri, po fshehtësi…

U patmë nisur un’ e ti:
Un’ hijemvrejturi – në – zi,
Ti flokëndritura – flori

Dhe ikm’! e ikmë përsëri,
Larg- e më -larg n’arrati,
Pranë – e më pranë – e gji – për – gji.

Dhe me një vend një bukuri,
Dhe me një çast një shenjtëri,
Na zu një mall, një dashuri.

S’ish dashuri, po fshehtësi
S’ish fshehtësi, po llaftari
S’ish llaftari po çmenduri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT