Mos mi shkul nga rrënjët
Trëndafilët e mallit,
Ngjyrën mos ia zbeh dashnisë,
Gjethet e trishtimit,
Kanë zënë dhe po bien shpirtit një e nga një,
Qysh kur gjëmbash therin harrimet e syve te tu,
Syve te mi,
Të ndjek kuajve të mëndjes harbuar,
Udhëve tê kujtesës,
Të të gjej në shtegun e kuq
Kufirit të puthjeve munguar,
Rri ,dhe mos ik drejt së pamundurës,
Akullnajat e lagësisë të na venë pritë,
Eja pritjes sime të trëndafiltë,
Të çel sërish e paqtë
Dhe e brishtë.