Friday, February 21, 2025
BallinaVitrina e libritALMA JAKU-DO TË PRES

ALMA JAKU-DO TË PRES

Do të pres siç vjen me rrezen në agim,
Se rrezja jote më djeg nën lëkurë,
Mijëra mirazhe përshkojnë gjakun tim,
E dhimbja rrugëtimit bëhet pëlhurë.


Në shuplaka luleve ua mbledh vesën,
Ta derdh në qafën tënde xhem portokalli;
Ti qesh, klith e shtrëngon dhimbje,
Lëkurën tek ta ngërthejnë rrëke kristali.


Ah – ëmbëlaku im, që më fshik si hithë,
Ti vjen dhe ik siç ta don zemra;
Por mua s’di pse më mallkuan përënditë,
Kur s’munda të hyjë, aty brenda.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT