Pavarësi është liria
Ku shkruhet historia
E nga historia duhet të mësojmë
Që rrënjët tona të forta të qëndrojnë
Aty ku rrënjët janë të thella
Degët rriten e zhvillohen
Gjuha, tradita ruhet ndër breza
Kombi e historia nga populli nderohet
Ta ruajmë traditën e të parëve tanë
Gjuhën, kulturën, mikpritjen e zakonet
T’i duam prindërit, motrën dhe vëllanë
Se vetëm kështu me nder jetohet.