Friday, February 21, 2025
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-PA POZITË POR E PUSHTETSHME

Kumrie Avdyl Shala-PA POZITË POR E PUSHTETSHME

Arritjet e ndershme kanë mund e sakrificë.
Ideali nuk mbahet me “prostituta”.
Kombi do punë e përkushtim,
Gjithmonë pa iu nënshtruar regjimit.
Prandaj duhet te jetosh me nderë
duke falenderuar Zotin çdo ditë!
Është previlegj kur nuk i takon asaj shtrese
që lekun e ka rreshtuar nën një,
mbi çdo gjë dhe gjithçka.

Shteti nuk formohet me inate e kushtezime,
por me mendime të pastërta.
Është e bukur kjo kur nuk lejon të tjerët ta derigjojnë jetën.
Eh sa e lumtur jam që komandoj veten
e nuk jam kopje e askujt tjetër.

Njeriu duhet të jetojë me të mirat dhe të metat e veta,
sepse përfekt e pa gabime është vetëm Zoti.
Nuk më shkojnë për shtati gjëra që i bëjnë “njerëzit e mdhenj”
që t´jetosh i ndershëm, do punosh me kokën tënde.
T’jetosh i vogël e pa pozitë, është privilegj, je i pushtetshem,
sepse historikisht ke ndërgjegjje të palekundur!

Falenderoje Zotin, që çdo ditë na mbron nga hijenat dhe çakejt qe na rrethojnë.
Kjo është e bukura e jetës.
Se, as lufta nuk mund t’më gjunjëzojë,
E as paqja dot s’më mposht.
U kalitëm nga rreziqet që na i sillte era nga të dy krahet.
Jetoj e vogël por e ndershme,
e palekundur dhe e pushtetshme ne veprimet e mia.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT