Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritPrena Prendi -Për ty atdhe…!

Prena Prendi -Për ty atdhe…!

Për ty atdhe…!
S’kam të ngopur kurrë atje
Diell më duket kur ka re
Shi në pastë apo furtunë
Ngrohtësi ndjej gjithëkund.

Të gjitha stinët janë njësoj
Me miqësi hallet pjestoj
Shuaj mall në gjini
Kudo shkova s’ka si ti.

Fjala shqip më jep krahë
Shumë e dua ,kush s’ma dha
Këtu larg në mërgim
Nuk e shuaj dot mërzinë.

Nuk po dimë sa është limiti
Përmallueshëm u dogj shpirti
Nuk gëzojnë prindër e fëmijë
Mblidhi zogjtë në fole Shqipëri!

Kush kurbetin ka provue
Ikën jeta pa kuptue
Në pastë ble diçka më shumë
I kanë ra shtatë lëkurë.

S’ka gjëkundi ,jo ,si ti!
Më e madhja dashuri !
Rrënjë e gjak ti na dhe
Lot nga malli për ty atdhe!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT