S’më donin për bukuri
Se nuk isha i bukur fare
As jo për ndonjë burrëri
Por vetëm se kisha pare.
M’vlerësonin si humanist
Por i tillë s’kam qenë kurrë
Gjithmonë kam qenë egoist
S’pagova asgjë më lëkurë.
Mallin unë e pata trashur
Se koprrac isha tërë jetën
As njerëzit s’i kam dashur
Bile shpesh as edhe veten.
Drejt o njerëz me ua thënë
Në jetë kurrë s’isha dorëlirë
Me dorë time nuk kam dhënë
Të gjorët pritnin t’u bëj mirë.
Jo, jo, i mirë kurrë nuk isha
Dhe pse gjithmonë pata pare
Nuk u dhash edhe pse kisha
Askujt në jetë s’i bëra qare.
T’u bëja mirë, kur kërkonin
Gjithmonë një arësye gjeja
Të gjorët shumë m’besonin
E unë, pa turp, i gënjeja.
Ku rafshit, mos u vrafshit
Mbrapa askujt mos i shkoni
Sikur dhelpra pas të dashit
Humbëni kohë, asgjë s’fitoni!
Kështu bëjnë disa të ngratë
Vrapojnë pas, diçka t’nxjerrin
Në fund kthehen duarthatë
U mbetet leshi që ta tjerrin.