Si një hyjneshë e bukur
t’i zbrite lartë nga qielli.
E embël dhe e brishtë
sa kish zili dhe dielli!
Dhe rrezet aq të ngrohta …
veç ty t’i dhuroi
Dhe me emrin ” nënë”!
Ty femër të bekoi!
A e dini ju o njerëz
Po flas për një femër?
Ku bukuria e saj …
Mbart të vetmin emër.
Po flas për një grua
Që shumë here u poshtërua.
Po flas për një grua
Që sa here ra …asnjehere nuk u rrezua.
Bëhet fjalë o njerëz
Për të vetmen motër.
Që u lindëm dhe u rritëm,
bashkë ne ,në një sofër.
Bëhet fjalë o njerëz
Për të vetmen “nënë “
Që sa herë kafshatën e saj
e linte pa ngrënë.
E kuptuat ju, o njerëz
Se një femër është gjithçka.
Edhe shpirtin që mbart brenda
Jo, nuk blihet me para.