Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -RUAJE DINJITETIN

Murtez Asllani -RUAJE DINJITETIN

Ruaje vetëveten
është punë e mbarë
askush nuk të çmon
nëse fare ke dalë.

Shumë njerëz
veç për interes
të lënë në baltë
dhe nuk kanë besë.

Të jesh vetvetja
është krenari,
secili të çmon
dhe të merr lakmi.

Mos i fut hundët
në secilën punë,
se mbetësh pa nder
dhe mbetësh pa gunë.

Si ta çmosh dikënd
edhe dikush të çmon,
veç moralin tënd
kështu e lartëson.

A ka më kënaqësi
të shkosh mirë me shokë
dhe në çdo punë
të jemi tok.

Vetëm me punë
në këtë botë bizare,
se përndryshe
shumë shpejt dalim fare.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT