Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-DASHNI PËRTEJ VDEKJES

Asja Mulgeci-DASHNI PËRTEJ VDEKJES

Babë, erdha sot te shpija jote ,
gjysëm shekulli mbshjellë mallit
t ‘paananë,
erdha babë, t ‘folat t’perkdhela pllaks s’mermertë,
heshte si e heshtun asht vdekja,
nuk u çove me m’perqafue,
oh pse nuk bzanë ..
.
Qysh e vogël kam ndie se m’mungon dicka,
m ‘dukej vetja me nji krah…
n’roga t’bors ngajsha vrap, me prekë token me kambë,
pa e dit se ti prehesh dheut t’saj ngarkuem randë,
e zeza e pashpirtë s’u ndie kurre n’faj që ftohtë t’i mbylli sytë …

Asokohe kur edhe dimni kish burrni, na u ngërdhucke pa tutë n ‘sy…

Praverash sa cilke sytë, turrit ia marrsha nër ara, njajo gonxhe ma e para që nxjerrke krye e kputsha me ta pru ty, un bijez jotja, flokarta …

Nana, tetana m’i ka kallxue,
masi jam madhnue,isha shum e vogël
oh sa jam krejnue me ciltërsi fmije, me njato tuat ojna dashnie…

Nuk di a ma shum kam kndue a vajtue njatij shpati,prej vorresh pushtue,
ti nuk ishe me mbshtet supit tand ,as me m’pa tuj u rritë
nuk m’msove me t ‘dasht…
ani se kjo ndjenjē u rrit me mue
e tash kaq shum t ‘due,
ikjo ndjenj djeg zgurit si kashtë
pa mujt me t’prekë a’t nur…
dashni që rron përtej vdekjes,
nuk shuhet kurrë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT