Sunday, February 23, 2025
BallinaVitrina e libritBlerta Basha-PEISAZH MBRËMJE!

Blerta Basha-PEISAZH MBRËMJE!

Ky peisazh i bukur e magjepsës,
Më çon në lumturinë e pafundme,
Merrmë me valën dalëngadalë,
Të përqafohem në univers pa fjalë,
Të lundroj me anijen time të dashurisë,
Mbi valët e dallgët e kreshpëruara, o det,
Aty ku qiejt e shpirtit plot ngjyra shprese,
Jetojnë si engjëj plot dritë e jetë.
Dhe hëna lumturohet mbrëmjeve deri në agim,
Kur trupin shtrin mbi kaltërsinë tënde magjepsëse,
Me valën përqafohet si qielli me yjet,
O peisazh i bukur i kësaj jete!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT