Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-SONTE NUSE N'DARDANI

Elvira Zeneli-SONTE NUSE N’DARDANI

Sonte do të doja t’jem me ty,
Por ja që s’mund të jem, ç’padrejtësi,
T’i përplasnim gotat për Shqipëri,
Pastaj të vija nuse n’ Dardani.

Dhe të dy të festonim të bashkuar,
T’i merrte mesazhet lart dhe qielli,
Le t’ia merrnim valles të dy shtruar,
Sikur të bashkohen hëna e dielli.

Nën fustanin e bardhë t’më vije moj bukuri,
Krah meje të rrije moj shtatselvi,
Ta shijojmë jetën unë edhe ti,
Në këtë ditë të shenjtë për pavarësi,
Bashkim bashkim për kombin tonë
Pa kur të na shohin, të bukur do të thonë.
Eja moj eja, krahëhapur po të pres
Në përqafimin tënd të çmallem pa le të vdes.
Eja moj e uruar këtu në Dardani,
Së bashku të jemi unë edhe ti…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT