Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritIsmail Kadare: E pamundura

Ismail Kadare: E pamundura

Ka njëzet vjet që ti mungon,
zbrazëtirën asgjë se mbush,
në tryezën e gëzimit a të brengës sonë,
ka një vend ku s’ulet askush.

N’aeroport të Rinasit nga ike,
pistat janë të shtruara gjithnjë,
të gjithë avionët ty të marrin,
por pas s’të kthen asnjë.

Veç mes gjëmimit të motorëve,
duralumini ndrit, drithëron,
zëri gjëmues dhe buzëqeshja jote,
vijnë një çast dhe prapë shkojnë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT