Dashuria është një kartë e vështirë në lojën e jetës,
shpejt ajo të plagos por vonon që plaga të mbyllet,
dhurata më e bukur kur ti dhuron një pjesë të zemrës,
vlen apo svlen,ndjenjat
shtegëtojnë si dallandyshet.
Në disa gjëra e për dikë paguhet që zemrën të rrezikosh,
pa diskutim për gjakun, prindër,fëmijë,vëllezër e motra,
për të tjerët respektin jep e mundohu që ta meritosh,
fjalën e mirë,sot jemi e nesër jo,rrumbullak sillet bota.
Frikës,ndjenjave e arësyes gjithnjë u jam mirënjohëse,
mundohem të kuptoj veprimet duke hyrë në ndërgjegje,
s’dëshiroj para të tjerëve të jem joshëse apo lodhëse,
në çdo veprim e fjalë mundohem të jem e përgjegjëshme.
Ndjenjat dhe arësyeja janë si krahët zogut për fluturim,
Mos më pyetni se ku bash ne duhet të mbështetemi,
pa njëra-tjetrën kurrë ato nuk mund të kenë kuptim,
janë të lidhura si jeta me oksigjenin me të cilin ushqehemi
.
Sigurisht që egzistojnë në ndjenja bash shumë arësye,
por pa harruar se dhe në arësye ndiqesh nga ndjenjat,
me të dyja bashkë mund të mbajmë veten në mbikqyrje,
jeta është det i trazuar,
ne kapitenë që kontrollojmë velat.