Endrrës një natë më erdhe,
fustan-bardha, lesh-lëshuar,
shakuj yjesh përreth derdhe,
Hënën shtigjesh…xhelozuar…
Errësira…honesh…dendur,
ndoshta frikë prej teje pati,
larg mëngjesi si i çmendur,
vezullimesh…gjuhët zgjati…
Heshtja zhytur në mëkate,
strukej hijesh pa bërë fjalë,
ti gjoks-pyjesh…malukate,
belin dredhje…porsi ngjalë…
Ëndrrës një natë më erdhe,
moj sy-kaltëra, ballë-ndritur,
shakuj yjesh përreth derdhe,
territ humbe…krejt papritur…