Saturday, February 22, 2025
BallinaSportMilot Rashica shënon në fitoren komode të Besiktasit – në mesin e...

Milot Rashica shënon në fitoren komode të Besiktasit – në mesin e më të mirëve me statistika

Beshiktasi ka marrë fitore 3-1 në udhëtim te Eyupspor në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë.

Vetëm një minutë nga fillimi i ndeshjes, Bingol kaloi vendasit në epërsi.

Mirëpo, epërsia e tyre zgjati vetëm 17 minuta, pasi Rafa Silva shënoi për 1-1 me një asistim të Ciro Immobile.

Për ta kaluar në epersi Besiktasin u përkujdes ylli i Kosovës, Milot Rashica, ku u asistua nga Silva në minutën e 45+2-të.

Fitore e Besiktasit e vulosi Kilicsoy, kur shënoi në minutën e 60-të, ndërsa Silva ishte sërish asistuesi.

Për këtë paraqitje brilante të Rashicës, SofaScore e notoi me 8.5.

Besiktas është aktualisht në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa ky ishte goli i dytë në këtë sezon, ndërsa ka edhe tri asistime. /telegrafi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT