Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj -Më bëre të hesht,

Nasia Xhemalaj -Më bëre të hesht,

Më bëre të hesht,
që unë kurrë s’isha e tillë
më lëvronin ca tinguj ndër deje ,
dhe zemra ,violinë
.
Më bëre të hesht,si era mbas furtunës,
ku si ndihet më fryma,as vrapi I marrë,
atë e zbuti një diell dhe është e gëzuar ,
në krahë e ka marrë.

.Po unë ku ti gjej dy dyejt e mi,
që humbën në hijet e luhatjes,
më lanë brenda zemrës njē boshēsi ,
dbe një heshtje vrastare.

Më bëre të hesht,në një heshtje që më mbyt ,
por do ta thyej me ca tinguj,që kanë ende jetë,
zemrën do ta bëj tel për violinë,
të më këndoj një dashuri që vjen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT