Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia -Do doja të flija..

Natasha Ilia -Do doja të flija..

Do doja të flija..
Në të thjeshtë dhomë..
Nuk do të mërdhija..
Se ish shumë e ngrohtë..

Do doja të fle gjumë..
Në këtë krevat..
Mos të zgjohem kurrë..
Se do do fle rehat…

Do doja të ëndërroja..
Pranë zjarrit në oxhak..
Gjumin mos largoja…
Se kam mall merak..

Pranë oxhakut…
Të ndrijë kandili..
Dhe pranë jatakut..
Mos shuhej fitili…

Fitili..mos i shuhej..
Llambës me vajgur..
Dhoma me ngjyra të lyhej..
Të shihja portrete në mur…

Portrete të ëmbla..
E veçantë të nënës ime…
Ku më çonte ëndrra..
Kujtime vegjëlije..

Në dritaret lartë..
Dantellat me grep..
Ti prekja ngadalë..
I kam thurrur vet..

Ah sa më përloti..
Kjo dhomë e shtëpisë..
Këndezi më zgjoi..
Jo imi i komshisë…

Këndonte këndezi..
Aty në të gdhirë..
Kujtimet mi ndezi..
Smë thoshin lamtumirë…

Nuk më ndahej shpirti..
Nga kjo fole e ngrohtë..
Me dashuri më rriti..
Dhimbshëm e lashë,mu shteruan lotët!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT