Më mungon engjëlli im
Ku je mes galaksive,
si të rroj, kemi mbetur unë dhe muza
si të kërkoj përtej yjeve,
pse ajri dridhet bashkë me mua,
kur emri yt më shkërmoqet vargjeve?
Shpirti yt më prek si flladi vere
Mollëzat perskuqen e të kërkojnë me ndrojtje
Buzët hapen, si petale nga freskia mëngjesore.
Eh, aroma jote ngulur në kujtesë.
Të kërkoj nën lëkurë me shpresë.
Por, s’po mund,
të rroj a të mos rroj një dilemë pafund.
E vrapoj në pyllin e sapo larë prej shiut,
mes drurëve e pishave të reja te ndjej
e gjineshtrave aromēn ja rrëmbej.
E nuhas gjithshka shtrirë mbi bar të njomë
aroma jote një kujtim i largët,
më ngroh ndërkohë.
Dy engjëj ta dish me vijnë çdo mbrëmje
e pështjellin jastëk e çarçafë të paduruar.
Po unë të dua ty ëndrra ime e shkuar,
të dua vetëm ty të më vish çdo natë,
me hapa engjëlli ashtu fshehurazi,
në një përqafim të ëmbël
në gjumin e parë.
E në gjumin e dytë në një puthje pa mbarim,
symbyllazi frymë më frymë
deri në agim.
E në zbardhje do të lë të ikësh me ikjen e engjejve,
se engjëjt ëndërrat e tjera në ameshim
ua lënë dëshirës së njerëzve.