Dashi
Nuk mund të mohohet fakti se në këtë moment ka disa çështje profesionale të cilat kërkojnë zgjidhje. Hëna do të ketë ndikim negativ gjatë kësaj dite, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dilni nga ndonjë moment kritik. Në raportin në çift duhet të përkushtoheni më shumë, nëse së fundmi keni pasur keqkuptime.
Demi
Jeni në një fazë revolucionare të jetës suaj, ku do të ketë një kthesë të bujshme. Vetëm nëse do të bëni tolerime, mund të përjetoni momente pozitive. Ndonëse Hëna është në anën tuaj, gjithsesi do të ndiheni pak të lodhur për shkak të stresit të akumuluar nga puna.
Binjakët
Do të përballeni me momente tensioni dhe nervozizmi. Kjo ditë do ju furnizojë me energji, por shumë gjëra do të varen nga sjellja juaj. Duet të dini si të punoni dhe si të dilni nga një situatë aspak e favorshme. Nëse një situatë ligjore apo burokratike është bllokuar, do ju duhet që të prisni para se të merrni një përgjigje. Kush është vetëm mund të shohë përreth, pasi mundësitë nuk do të mungojnë.
Gaforrja
Do të jeni shumë kritikë në këtë fazë të jetës tuaj, por duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos e teproni. Do të jeni të pamëshirshëm në mënyrën tuaj të të gjykuarit jo vetëm ndaj të tjerëve, por edhe ndaj vetes suaj. Nëse një dashuri është përballur me ulje-ngritje gjatë fazës së parë të majit, tashmë do të rikthehet qetësia dhe dialogu.
Luani
Jeni shumë të kujdesshëm ndaj detajeve, dhe nuk bëni lëshime. Sidomos në dashuri, ku mund t’iu mungojë respekti. Mund të ketë tensione në sferën sentimentale dhe atë familjare, duke nxitur nevojën për të reflektuar. Këshillohet që të lini mënjanë arrogancën.
Virgjëresha
Do të ndodheni në konfuzion të madh. Ndoshta ndjeni se nuk vlerësoheni siç duhet në punë dhe për këtë do të ketë pakënaqësi. Çiftet e konsoliduara, mund të planifikojnë diçka të rëndësishme. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për martesat ose bashkëjetesat.
Peshorja
Ka ardhur momenti që të shmangni diskutimet dhe polemikat e kota, të cilat nuk iu bëjnë mirë as juve dhe as njeriu të zemrës. Edhe pse mund të keni pasur probleme në punë së fundmi, më e keqja e ka kaluar, kështu që mund të shihni përpara me optimizëm. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes lidhur me shëndetin tuaj.