Thursday, March 6, 2025
BallinaKulturëURIMET NË TREVËN E OPOJËS

URIMET NË TREVËN E OPOJËS

Shkruan Nexhat Ajdini

URIMET NË TREVËN E OPOJËS
Urimet janë fjalë që njerëzit i përdorin kur tjetrit i dëshirojnë diçka të mirë, të shëndetshme, të hareshme, të bukur etj. Pra urimet janë fjalë të veçanta që përdoren për të uruar apo dëshiruar diçka të mirë për çdo punë që e bëjmë. Urimet edhe në ditët e sodit janë pjesë e pa ndarë e të folmes dialektore të trevës së Opojës.
Në këtë libër po i shënoj disa nga urimet që i kamë mbledhur në këtë trevë: U rritsh me nafakë, që zakonisht u thuhet fëmijëve të vegjël, e hongorsh me t ‘shëndosh, që i thuhet të zotit të shtëpisë kur ky pret posek, apo ndonjë viç e dele. Poseki zakonisht në këtë fshat prehet në stinën e dimrit. Pra duhet cekur në këtë libër se kur të pritet poseki ka qen një traditë që nga vitet e më të hershme në fshatrat e Opojës në darken e posekit të ftohën fqinjët, shokët dhe ata që kanë ndihmuar ta presin posekin. Në fshatrat e Opojës më të madhe përdoret edhe shprehja “Mashalla” që thuhet zakonisht kur njeriu sheh diçka të re, të mirë, të bukur etj. Veç këtyre urimeve, kemi edhe urime që nënat i urojnë fëmijët e vet. Ja disa nga urimet që i kam mbledhur në fshatrat e Opojës.
Mallkimet janë fjalë të rënda, dëshirë këqija dhe ofenduese që zakonisht përdoren kundër dikujt që na lëndon, na mundon, na nënçmon, na tradhton, na mashtron. Ja disa nga mallkimet që i kam mbledhur në fshatrat e Opojës.

URIMET
Djali t`u bôft katund!
Dit t`mira e t’gzushme paqit gjethmôn!
Drit e xhenetit t`u bôft zêmra!
E hôngorsh me t’shηosh!
E marrsh ni burr t’mir!
E marrsh ni nuse t’mir!
E marrsh ni vajz t’mir!
E paç kômôn e mār!
E past kômôn e mār!
E gzofsh shpīn me nipa e stêrnipa!
Edhe geli t` bôft vo!
Edhe njiqind vjet rrnofsh!
Edhe gūrost e sokakit bôfshin lum por ty!
Edhe gūrost e sokakut kηofshin por ty!
Fli biro fli!
Gjetsh xhenetin n’kôt dynjā e n’at dynjô!
Gjithmôn gzimi t`u mjellt n’zêmor!
Gjum t’ômôl!
Hajr bôfsh!
Hallall t’koft buka xhi po e hash!
Hallall t’koft gjini nônôs!
Hallall t’koft!
Hônksh me lug t’dukatit!
I’a pafsh hajrin!
IshAllah t’gzon Zoti me ni djal!
IshAllah i gjen shηosh e mir!
IshAllah ja shohish hajrin shpīs!
IshAllah me ni kôm t’mir!
IshAllah me t’mira!
IshAllah por darsôm ju vina!
Jetofsh edhe njiqind vjet!
Ja pafsh hajrin dirsos tônde!
Japish me dore e marrish me krah!
Ka shkofsh tu gzoft zemra!
Kabull ta bôft Zoti!
Kalofsh mir!
Kofsh me nafak!
Kofshit shηosh!
Koft Zoti me ty!

Kurr t’keqe me sy mos pafsh!
Kurr vend t’shprazot n’sofor mos paç!
Loçka nônôs!
Lum ai burr xhi ka me t’marr!
Lum ajo nôn xhi t’ka bô!
Lum ajo nôn qi t’ka rrit!
Lum bôfsha un por ty!
Lum nôna xhi t’ka!
Lum shpia xhi t’ka!
Me jet t`gjat!
Me t’mira ishAllah!
Me shηet i bartsh teshat!
Mos tu nalt zjarmi i vōtros!
N’kot shpi gjethmôn djepna porkundshi!
Natôn e mir!
Paç bekimin e t`madhit Zot!
Paç fatin qysh ma paske hijeshīn!
Paç faqen e bardh!
Paq nafak!
Past kômôn e mār!
Paq kômôn e mīr e me nafak!
Paç ymôr sa malet e Sharrit!
Paç zônin e mir!
Por hajr – por hajr!
Por hajr ju koft!
Pleqnia t’artht e mir!
Por hajr e me ni kôm t’mir!
Porhajr ju koft!
Puna e mar!
Rafsh i vogôl e u nqofsh i madh!
Rrnofsh sa mālôt!
Shkofsh e ardhsh shηosh e mir!
Suksese n`pun!
T’ardhshin t’mirat!
T’ardhshin t’mirat edhe qat`her kur nuk i pret!
T’bôft edhe shelqja rrush!
T’bôft mir!
T’bôft zemra lum gjethmôn!
T’dalt kysmeti sa ma shpejt!
T’dalt nafaka sa ma par!
T’dhasht zoti shηet!
T’dhasht Zoti shηet e bereqet!
T`dhasht Zoti shum t`mira!
T’gjet e mira!
T’hôngort goja mjalt!
T’shkoft zôni nalt!
T’knoft zêmra gjethmôn!
T’knoft zêmra hôn e dôn!
T’kηoft zêmra dājma!
T’koft udha e hajrit!
T’koft e mir dita!
T’marrt e mira!
T’lumshin kômôt!
T’lumt dora!
T’lumt goja sa mir po folish!
T’lumt goja, Zoti t`i rujt djemt!
T’marrt e mira!
T’ruajt Zoti prej t’kqijave!
T’rujt Zoti prej t’keqit!
T’trashigohôn!
Ta bôft Zoti udhôn drit!
Ta njefsha zônin e mir!
Ta past lakmi katuηi!
Ta past lakmi krejt bota!
T`u bôft djali plaki i katundit!
T`u bôft vorri drit!
T`u bôft zemra mal!
T’ardht pleqnia e mir!
T’ardht e leht pleqnia!
T’ardhshin t’mirat por dere e por penxhere!
T’bôft zemra lum gjethmôn!
T’bôft ylli drit n`ball!
T`’hôngort goja mjalt!
T`u bôfshin fmijt puntor!
T`u gzoft kulmi i shpis!
T`u gzoft zemra ka shkofsh!
T`u musht shpia carroj!
T`u musht trupi allton!
T`u musht xhepi pare!
T’u musht qafa me lira!
Tu rrit nera dhe bereqeti!
Tu shtofshin t’mirat!
Tu shtoft bereqeti!
T`u shtoft lira!
T`u shtoft shpia!
U bafsh me t’marr lakmi kret katundi!
U bôfsh i pari mahallôs!
U bôfsh me t’lakmue katundi!
U bôfsh si mali me gjethe!
U bôfsh ni mahall!
U bôfsh burr i mençom!
U bôft ni mahall prej teje!
U bôft plak me mjekor!
U gzofsh me carroj!
U rritsh me bab e me nôn!
U rritsh me shum vllazôn e motra!
U plaksh e ja pafsh hajrin carrojve!
Udha e mar e Zoti n’hajr!
Udhë t’mar!
Veç djepa porkundtt kjo shpi!
Veç gzime paç n’shpi!
Veç lule t`u mbjellshin n`zêmôr!
Veç sofra t’gzimit shtrofsh gjethmôn!
Zoti bereqet t’dhasht!
Zoti t’dhasht ymôr!
Zoti t’ηimoft!
Zoti t’past n`dor!
Zoti ta dhasht t’mīrôn!
Zoti ta shtoft bereqetin!
Zoti ta dhasht t’māron!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT