Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-DRANDOFILLE

Gjelina Maçi Keci-DRANDOFILLE

Mos u ngut me u çilë kaq shpejt
Pa ikur nga lulja pikëla e vesës,
Që të rritesh prit një rreze diell
Të mos i druhesh as shiut, as erës.

Tash të rrinë pëllumbat nëpër degë
Magjeps gjithkënd duke të shikue
Drandofille e bukur me aromë e jetë
Krejt me ar të tanë kanë me t’mbulue.

Mos ki drojë në rrugë nga askush
Prej në oborr e lodro me hanë e yje,
Diellit ruaju kur është zjarr e prush
Veç n’daç ti mos me nejë n’hije!

Se ti je lule e adhurueshme për marak
Si zjarmi të përvëlon me atë bukuri,
Erëmirë që parfumos zemrën n’flakë
Lum ai që ka më të mjellë në saksi.

Ti je ëngjëlli që botën e mbush me jetë
Se ti je kanga si shportë me tinguj të freskët,
Dashnia për ty asht vullkan që shpërthen
E fjala për ty merr hire të lume princesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT