Monday, June 30, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi -TEK PUNISHTJA E BABAIT

Shefik Arifi -TEK PUNISHTJA E BABAIT

Rrugën për tek punishtja e babait s’e zgjedh
Atje, në vendlindje, ku kam lindur
Drejt punishtes së babait hapat i hedh
Ku krahëhapur më ka pritur.

Ai, punën e tij e kish shumë merak
Ndaj, ajo për tokë, asnjë çast nuk ra
Im At, sa lart qëndronte, sa lart
E, sa kujtime të bukura na la.

Im At, ka kohë që nga kjo botë ka ikur
E me dhemb shpirti, kur kthehem aty
Tek punishtja ku ai krahëhapur më ka pritur
Veç kujtimeve te atëherëshme, asgjë s’gjej më tani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT