Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritLiljana Ndoni -Me puthjet e erës

Liljana Ndoni -Me puthjet e erës

Oh moj nënë ,thirra qiellit,
Zëri oshëtiu u ngit me erën,
Një përqafim dua prej mallit
Si për festë të urojë nënën,

-Erë moj dërgoja puthjet e mia nënë xhanit!,
Mblidhi të gjitha bëja dhurat ,
Në zërin timë të më gjejë universit,
E t’ma kthej një puthje kur t’më vijë ai sahat..

Ëndrrave më ngrite ecja parajsës me këmbë,
Lotët që të mos thyheshin i prita me pëllëmbë,
Më përqafove më puthe me mallin që më dhëmbë,
Ike u largove ,me le lotët e shpirtit tëndë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT