Eh, ky trazim dallgësh ç`më ka futur në vorbullën e kujtimeve!
Sot dallgët e trazuara
U përpelasen brigjeve të detit
Anija mbi valë deti përkundet fuqishëm
Dallgët ashpër godasin anijen
Të mbushur përplot dëshira
Dhe ëndërra të bukura
Sa më ngjajnë në dallgët e jetës
Kështu godasin pa mëshirshëm
Mbi jetërat e njerëzimit
Eh, ky trazim dallgësh
Ç`më ka futur në vorbullën e kujtimeve
Por, heshtjen ma thyejnë lotët
Që rrukullisen ftyrës time
Për të ju bashkuar valëve të detit
Për t`u përplasur nga dallgët e trazuara
Godisni ju dallgë të trazuara
Mbi shpirtin e plagosur për vdekje
Se drita në fund të tunelit dhe shpresat
Ka kohë që na janë shuar
Janë fundosur bashkë me Titanikun
Ah, sa peshë të rëndë mori me vete Titaniku
Ashtu siç more Ti Erna dëshirat
Dhe ëndërrat tuaja, e bukura ime
Gzimi dhe lumturija ime ikën
Bashkë me Ty e bukura ime
Ikën për të ia liruar vendin trishtimit
Dhembjes, mallit dhe lotit.