Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -GJYSMAVE TË MIJA

Valbona Kolaveri -GJYSMAVE TË MIJA

Përfshihem,
Në vorbulla të rrëmbyera
Mendimesh,
Ditësh e netësh rrokopujë


Nën qiej të ngrysur
Të mendjes,
Që vetëtijnë pareshtur
Agonitë


Zogj fluturakë
Të shpirtit,
Më enden fluturimesh
Krahëthyer,
Ujvarave të zemrës


Të gjejnë
Shtegëtime të reja ,
Ndjenjash,
Lirie të munguar


Larg,
Shkretëtirash
Tē djegura,
Nga pasione çastesh


Pluhrosur shpirtit,
Nga dështime
Të çala kohësh,
E njerëzish të dalë boje


Shkapërcimesh eci
Te ngre veten lart,
Nën dallgë ëndrrash
Të bardha shkumëzimesh


Përqafoj e dlirë
Krahapur dritën,
Të ndihem e plotë
Gjysmave të mija.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT