Tuesday, March 11, 2025
BallinaSportRikthime dhe mungesa, Bayern Munich publikon listën e lojtarëve për sfidën e...

Rikthime dhe mungesa, Bayern Munich publikon listën e lojtarëve për sfidën e Champions League ndaj Leverkusen

Bayern Munich do të luajë këtë të martë në transfertë përballë Leverkusen sfidën e kthimit të 1/16-ave të Champions League. Në ndeshjen e parë, bavarezët triumfuan 3-0 duke shkuar në këtë transfertë paksa më të qetë.

Ndërkohë pak minuta më parë, klubi i Bayern Munich ka publikuar edhe listën e lojtarëve për këtë sfidë tepër të rëndësishme. Në listë janë plot 23 lojtarë, teksa ka rikthime, por edhe mungesa.

Për sa i përket rikthimeve, janë dy portierët Sven Ulreich dhe Daniel Peretz. Njëri prej tyre pritet të jetë titullar në sfidën e nesërme për shkak të mungesës së Manuel Neuer.

Ndërkohë që mungesë jo pak e rëndësishme është ajo e Aleksandar Pavlovic në mesfushë. Futbollisti gjerman po kalon një gjendje të rënduar gripale dhe siç duket nuk është ende i gatshëm për të kontribuar në ekipin bavarez.

Kujtojmë që sfida që do të zhvillohet në “Bay Arena”, nis në orën 21:00./Newsport.al./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT