Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Ti më eja , si vjen reja

Arjana Fetahu Gaba-Ti më eja , si vjen reja

Ti me eja si vjen reja,
Ashtu, kur se shtyjnë stuhitë,
Sepse dua të butën gushë,
Që më ndrin përmbi stolitë.

Ike ti m’i more mënd,
Sikur malet jam I rëndë.
Çele vetullën mos e ngrys,
Se shpirtin ma kthen përmbys.

E nuk marr dot frymë e mbytem,
Nëpër puset ku s’kanë ujë,
Mblidhmi mënd që mi degdise,
Udhëve moj, kam bërë rrëmujë.

Se kam mall që ta rrefej,
Ndizet gjaku s’të gënjej,
Për dy sytë si përrenj,
O ata qerpik mëdhenj.

Që më shuajnë e më shpojnë,
Shpirtit tim sikur shigjetë,
Vramë më mirë, se pragut tim,
Po s’je ti nuk ka më jetë.

Vramë moj, kam humbur sytë,
Ai që isha nuk jam më ,
Pa më thuaj a sheh I vdekuri,
Kur nuk është asgjë?!

Nëm pak shpirt me dorën tënde,
Nga i vdekur të kthej gjallë,
Fry pak frymë në prushin tim,
E më ndiz ca zjarr.

Vëmë pak dritë me buzën tënde,
Dhe pa sy mos më lë
Mbylli plagët që mi çmënde,
E mos më ik më.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT