Në vargun e shqetësimit,
Mbetesh edhe ti, bija e këtij trolli,
Ju, vajza të kësaj toke martire,
Që u lindët nga nëna kreshnike, sy përlotur.
Ju që mbeteni brenga e prindit,
E vëllait, e mbarë këtij populli,
Në këto kohë të pa kohë,
Në çfarë kohe, që ende po vjen!
Mbajeni veten, bija të dheut,
Mendojeni mirë, mos e kaloni cakun,
Mos lejoni t’ju marrë euforia,
E t’ju ndyjë gjakun.
Kanë ardhur kohë të vështira,
Plot me xhelozi dhe mizori,
Vitet ikin, e ju sikur mbeteni,
Pa askënd, të mbështjella në vetmi.
Lini lojërat e shtrembëruara,
E epshet që ju çojnë drejt lakmisë,
Që nesër të mos humbisni
Dhe të mbeteni barrë në pragun e shtëpisë.
Mos u joshni pas shkëlqimit të rremë,
Se nesër mund të mbeteni të vetmuara,
Barrë e të tjerëve, pa një prag strehimi,
Pa një dorë që ju mban të mbështetura.
Mos lejoni që fati i keq t’ju luajë,
Ulni kokën, mos e humbisni rininë,
Se nesër bëhet vonë,
E ku do ta gjeni paqen dhe lumturinë?
Thërrasim, e s’mund të heshtim,
Në këtë botë plot dallgë e dhimbje,
Mos lejoni të humbni veten,
Që nesër të mos mbeteni pa drejtësi.