Shok jete
Njè tufè lule unè i pres
Ti jap ty nè mèngjes
Kur ti kalon pranè
Mos e mbaj kokèn mènjanè.
Mè shiko drejt e nè sy
Tè buzèqeshès pres nga ty
Tè mè çohet zemèra peshè
Shok gjithè jetèn do mè kesh.
Shqipètarèt
Nè europè ndèr tè parèt
Janè banus shqipètarèt
Kètè bota ta dijè mirè
Se quheshin fiset ilirè.
Historinè na e kanè mohuar
Si ka ndodhur se kanè shkruar
Greqisè ja kanè dhènè
Kur fjala greqi s’ishte e thènè.
Historianèt po punojnè
Tè vèrtetèn ta mèsojnè
Se ka shumè mbishkrime
Qè zbèrthehen nè gjuhèn time.
Manushaqe
Po ma zure rrugèn
Ti moj manushaqe
Do tè ve nè gjoks
Tè tè puth gushè e faqe.
Era e mirè qè ti lèshon
Shpirtin tim ma lehtèson
Fort do tè shtèrngoj
Qè tè ikèsh s’tè lèshoj.
Kur bie poshtë
Kur bie poshtë moralisht
Shumë gjërave ju bën bisht
Nuk e ndjen vehten mirë
S’je i qetë, s’je i lirë.
Strukur në guackën tënde
Vërdallë e sjell atë mëndje
Ku se çon, ku se lëviz.
Peshë ndjen mbi kurriz.
Aty poshtë ku ke rënë
Të rrish shumë s,është e thënë
Mblidh forcat e të mirës
Dil nga pusi i të vështirës.