Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Valësh Drinit i lanë sytë

Gjelina Maçi Keci-Valësh Drinit i lanë sytë

Më lërë të të puth dorën e njomë,
Më lërë të të ledhatoj flokët,
Të marr në krahë të të ndjej aromë
E pastaj ta pushtoj botën.

Më lërë ta sodis fytyrën si dielli
Faqebardhë e kuq si shega,
Si yllneshë rënë prej qielli
Buzëmishtë n’zjarr u djega.

Bukuroshe sy bojëqielli
Valësh Drinit i lanë sytë,
Shpirtvirgjër rreze dielli
Në detin tënd merrmë më mbyt!

Mos më bëj moj naze e hajde
Moj flokarta porsi kalliri,
Ëndrrës vjen e më hedh valle
Qafëgjata më e çmuar se floriri.

Mbi qerpik të pushon flutur
Gdhendur fundshpinën skulptori,
Eja vetullhënë të bëj t’lumtur
Se m’doli zemra nga kraharori.

Mos ki frikë nga dashuria
Kur e ndjen në zemër e shpirt,
Ajo është jeta e mirësia
S’kanë më shumë as mrekullitë.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT