Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TRE VËLLEZËRIT

Murtez Asllani-TRE VËLLEZËRIT

Janë tre vëllezër
Të urtë dhe trima,
Punojnë pareshtur
Të shpejtë si vetëtima.

Ata e çmojnë punën
Me vullnet jetojnë,
Kudo së bashku
Punët i përfundojnë.

Të gjithë njerëzit
Ua kanë lakmi,
Gjithmonë bashkë
Në punë dhe shtëpi.

E ç,mojnë familjen
Puna mbarë u shkon
Kurrë njëri-tjetrin
Nuk e ofendon.

Janë të zellshëm
Sikurse bleta,
Me shumë kujdes
I kryejnë punët e veta.

Gra e burra të kësaj familjeje
Janë t’sinqertë dhe punojnë,
Askujt në këtë anë
T’keqen s’ia mendojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT