Për Shkupin dhe Manastirin,
ndonjëherë një mall më vjen,
Por është e çuditëshme,
se atje kurrë s’kam qenë.
Dhe s’di asgjë për rrugët,
për bulevardet se si janë,
As për lumin Vardar,
që i kalon Shkupit pranë.
As për qytetin që shtrihet,
gjërë e gjatë nëpër luginë,
Dhe ka malet e Sharrit,
si mbrojtje në perëndim.
Por çfarë është ky mall, ?
që për dore më kap,
Drejt grykës së Kaçanikut,
më çon me vrap.
Në ato gryka shqiponjat,
fluturojnë të lirë krenar,
në ato gryka armiqtë,
tmerrin me sy kanë parë.
Ndërsa era më ndjek,
por nuk më ze dot,
Aty dëgjoj krisma, ulërima,
tym dhe erë barot.
Dëgjoj turqit të lemerisur,
midis frikës dhe tmerrit,
Përballë trimave shqiptar,
të Idriz Seferit.
Ndërsa era e gjakut,
kudo është shpërndarë,
Edhe shirat kur bien,
skuqin lumin Vardar.
Por edhe në Manastir,
asnjëherë s’kam qenë,
Pesëqind fisnikë shqiptarë
aty në besë u prenë,
Një masakër mizore,
që ndonjëherë dëgjuar s’qe,
Edhe qielli qe tronditur,
U nxi, u mbush me re.
Ditë me diell si për festë,
Por mënxyra natë e ktheu,
Derdhet gjaku si rrëke,
Sikur Shën Bartolomeu.
Ngrihen çdo natë viktimat,
për gjakun që s’është marrë
Kjo është për tu besuar,
por unë vetë, si kam parë.
Disa burra të mënçur atje,
U mblodhën me një dëshirë,
Caktuan gërmat e alfabetit,
dhe kuvenduan në Manastir.
Dhe kjo, nuk është një çudi,
por një shkak do të ketë,
Që kam mall për Manastirin.
dhe për Shkupin si qytet.