Afër oxhakut qëndroj ulur
Copëza mendimesh bluaj
Që n’kokën time janë strukur
Kujtime që me nostalgji i ruaj
Drutë ndizën e flaka ik përpjetë
Por ngrohtësia drejt meje vjen
Sa shumë ëndrra thurra në jetë
E sonte një yll lart në qiell shkëlqen.
Kjo natë dimri pa borë erdhi…!
Por zjarri i ndezur më kujton stuhi
Ikën shumë dimëra,koha i treti
Tash po vie pranvera me diell e shi.
Sa e ëmbël ,sa e idhtë është kjo jetë
Si nata e dita që ngjyrat i ndrrojnë
Së shpejti natyra do bëhet e blertë
Zjarrin e oxhakun a do t’i harrojmë !?