Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-IKE ME TERRIN E AGUT TË PARË

Enver Sahiti-IKE ME TERRIN E AGUT TË PARË

Edhe hëna le ta dijë
bashk me yjet në qiell
Se pa gjumë kam mbetur sontë
Për ty që s’je askund.

Ike me at terrin e agut të parë
Kur dita filloi
dhe shtriu krahët n’horizont
mu kur rrezet e diellit të parë
me nxehtesinë e lehtë
edhe lotët nga qepallat m’u thanë.

E nese shpresa vdes e fundit
Këtë unë jam ka e ndjejë
Se do kthehesh një herë n’ktë jetë
Si dielli kur ndritë errësirë.

NJOMËSIM ËNDRASH

Mu tha buza për puthjen tënde
E më iku nata pa gjymë në sy
Të kerkoja n’imagjinatë ëndrrash
Ashtu sy hapur mendoja në ty.

Si shushurima e gjetheve kur thurrin melodi
zhurmshëm n’mendnje më silllesh verdallë dhe ti
Kujtoja ditët e dashurisë
kur iknim nga ia kishim mësy.

Si të bëhem unë i lumtur pa ty
Kur m’ka kapluar makth
nga jolumturia që kam
Dhe ditet e lumtura i harrova
Që kur nga ty u largova.

AS N’GJUMË S’MË LE REHAT

Asgjë nuk është si më parë
e rëndë bëhet jeta pa ty,
mundohem të t’harroj
por vetëm nëse ti këtë e dëshiron.

Jo nuk harrohen ditët
Kur ishe me mua
e pse nuk arritëm të jemi një
sepse çdo gjë ishte gabim,
sidomos ndarja
kur këtë makth na e la
qe as gjumin se bëjmë rehat.

E ndjejë pendesën
sepse edhe hija e jote ecën me mua
në netët pa gjumë
Bashk me frymemarrjen tënde
qe e shijova pa fund atëherë,

Ngulfatem nga ankthi që më shtrëngon
Kur ti me je larg
më zihet fryma
Sepse ti nuk je me mua
Përveç n’këtë ëndërr
që sonte më trazoi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT