Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti-Mike të pa ndara...

Alma Mehmeti-Mike të pa ndara…

Nuk di ç’kam sot, shpirt trazuar,
Në ditën tënde vargje nuk gjej,
Mendimet i kam si ferrë ngatërruar,
Edhe pse dashurinë thellë t’a ndjej.

Me ty jam pranë, orëve të vona,
Kur njerëzia kokën mbi jastëk mbështet,
Veç me ty i them ca fjalë të pa thëna,
Veç me ty më rrëshket ndonjë sekret
.
Ti më përkëdhel ndjenjat nëpër rreshta,
Apo dora ime të skalit çdo ditë,
Para teje e gjunjëzuar unë heshta,
Shpirtit tim në errësirë i bëre dritë.

Mike të pa ndara, besnike deri në fund,
Nëse ti nuk vjen, nga gjumi do të shkund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT