Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritNexhat Ajdini-BESËTYTNITË NË OPOJË

Nexhat Ajdini-BESËTYTNITË NË OPOJË

Besëtytni rreth fejesave e martesave
Nuk është mirë që nusja në vitin e parë të martesës ta fikë dritën në dhomën e saj.
Të vjetrit e fshatit thonë se nëse vë djali llak në thua, i bjer nusja prej kalit.
Djali i pa fejuar nëse zgjohet herët në mëngjes nga shtrati, mendohet se do të fejohet herët, ai i cili zgjohet vonë nga gjumi edhe kismeti i fejesës mendohet se i vjen më vonë.
Nusja e re në shtëpi të burrit në ditën e martesës, duhet të hyjë me këmbën e djathtë sepse nëse hyn me të majtën mendohet se harmonia e familjes do të shkatërrohet që nga ai çast.
Bonbonet, orizi, gruri e drithërat tjera që i hidhen nuses kanë për qellim që trashëgimia e tyre të jetë e suksesshme.
Besëtytni për lindjet dhe rritjen e fëmijëve

Kur fëmija të jetë i shtrirë nuk duhet të kapërcejmë sepse nuk rritet.
Nëse një çifti bashkëshortor vazhdojnë t’u lindin vetëm vajza, vajza e katërt apo e pesta pagëzohet me emrin Shkurte, për t’u shkurtuar lindja e vajzave.
Fëmija ende pa i mbushur katërdhjetë ditë, nuk lihet vetën në dhomë, sepse mendohet se e shitojnë shtrigat.
Fëmijës që i ven rruaza së bashku me një pare në ballë, të ngjitura për flok sepse mendohet se ky fëmijë nuk do të marrë mësysh.
Lehona pi ujë, që është mbledhur nga shtatë burime, për arsye sa më shpejtë t’i vjen qumështi për foshnjën.
Fëmija duhet të lahet tri ditë, në atë enë ku ka ngrënë qeni, kur vërtetohet se ky fëmijë vuan prej lisë së qenit.
Nëse fëmija prekët me fshesë, gjatë fshirjes së dermave të bukës në dhomë mendohet se ai fëmijë nuk do të rritet.
Nëse ha diçka para gruas shtatzënë dhe nuk i jep asaj të dhemb syri, ose të del një puçërr në sy, që në fshat këtë puçërr e njohin me emrin ”zdruthi”.
Kur dikujt i kruhet barku lind ndonjë grua që është shtatzënë si në familje apo edhe në farefis.
Besëtytni rreth vdekjes

Pasi ke marrë pjesë në një varrim, nuk preferohet që të shkosh diku mik, pasi që besohet se sjell vdekje në atë shtëpi.

Nëse në dhomë gjendet ndonjë kufomë, dikush që është në atë dhomë teshtitë, besohet se teshtitja, do ta sjell edhe një vdekje tjetër në atë lagje.

Nëse gishtin e drejton nga varrezat, duhet që patjetër gishtin e vogël ta kacish me dhembë, sepse drejtimi i gishtit ka varrezat, është besuar se sjellë vdekje në familje.

Kur i sëmuri i ngul sytë në një pikë ajo për të moshuarit e këtij fshati është shenjë e sigurtë e vdekjes.

Nëse sheh ëndërr djersën besohet se vdes i zoti i shtëpisë apo ndonjë anëtar tjetër i familjes.

Nëse vdes ndonjë anëtar i familjes, nuk duhet ta fikim dritën, por duhet të jetë e ndezur, sepse mendohet se shpirti i të vdekurit gjatë atij viti qëndron në dhomën ku ka fjetur derisa ishte gjallë.

Nëse pula këndon si gjel, besohet se ajo sjell vdekje dhe e presin menjëherë, duke e nëmur “E hôngorsh kryot tônd”.

Personi grua apo burrë gjatë ngrënies së ushqimit, që e ndërron lugon, mendon se i vdes burri apo gruaja.

Nëse gjatë kalimit nëpër varrezat e fshatit kalosh nuk duhet që t’i numërosh varrezat me gisht, sepse mendohet se vdes dikush i afërt.

Nëse në ëndërr do të sheh se të ka ra ndonjë dhëmbë, mendohet se do të vdes dikush në familje.

Nëse fëmija i lidh të dy këmbët me konop, thuhet se do të vdes dikush në familje të ngushtë apo edhe në farefis.

Kur fëmija rri me një çorap mbadhur e tjetrin zbathur, thuhet se i vdes nëna.

Nëse fotografia bie nga muri rastësisht, pritet një fatkeqësi madhe për atë shtëpi.

Të vjetrit e Opojës, besojnë se kur i sëmuri flet me vete thuhet se po flet me të vdekurit, po e thërrasin të vdekurit.

Besëtytni që lidhen me fatin

Nëse rrëzohet pasqyra nga dora, bie në tokë dhe ajo thahet nuk është mire sepse të pret një fat i keq.

Nuk duhet t’i presësh thonjtë natën e sidomos të enjten mbrëma, sepse sipas disa mendimeve të vjetra thonjtë të bëhën nuse.

Nëse hysh në shtëpi të re në fillim me këmbë të djathtë thuhet nga më të vjetrit se sjell fat në atë shtëpi në të ardhmen.

Nëse të kruhet dora e djathtë, do të marrësh pare, e nëse të kruhet dora e majtë, pritët të japësh para.

Nëse të fishkëllejnë veshët së shpejti pritet të dëgjoni një lajm të mirë.

Mendohet se tymi pa flakë sjell të këqija, nëse sheh ëndërr zjarr me flakë është mirë dhe shtëpia përparon.

Nëse gërshërët bien nga dora dhe ngulën në dysheme, mendohet se është shenjë e grindjes së shpejtë e anëtareve të asaj familje.

Ena që rastësisht thyhet në kuzhinë, paralajmëron fat të befasishëm për atë familje.

Nëse në të njëjtën kohë i preni thonjtë edhe të këmbëve edhe të duarve, në të njëjtën ditë do të keni edhe gëzim edhe hidhërim.

Nëse syri i djathtë kruhet mendohet se sjell fat, ndërsa nëse të kruhet syri i majtë, sjell lot.

Nëse tingëllon veshi i majtë mendohet se do të dëgjojmë lajme të këqija, ndërsa i djathti sjell lajme të mira.

Kur kruhet dora e djathtë thuhet se do të jepni pare, ndërsa kur kruhet dora e majtë do të merrni para.

Po qe se nga shtrati zgjohesh në krahun e majtë, thuhet se terë ditën punët mbrapsht do të shkojnë.

Lisi i shenjtë nuk pritet, nuk digjet, sepse ai që e pret dhe e djeg i shkurtohet jeta.

Besëtytni që lidhen rreth ardhjes së mysafirëve

Nëse e harrojmë lugë nën sofër mendohet për ardhjen e ndonjë mysafiri.

Fëmija, nëse vetvetiu merr fshesën dhe fillon ta fshijë dhomën mendohet për ardhjen e ndonjë mysafiri nga larg.

Kur dikujt i kruhet këmba i thonë se ke me udhëtua diku.
Kur të kruhet fytyra, thonë se të vijnë mysafirë.
Nëse mysafiri nuk i lanë duart pasi, të hajë bukë mendohet se e merr me veti bereqetin e asaj familjeje.

Nëse shkeneshka këndon përmbi pullaz të shtëpisë, pritet ardhja e ndonjë mysafiri në atë shtëpi.

Kur fëmija e pastron shtëpinë, thuhet se do të vijnë atë ditë mysafirë.

Kur shkon mysafir dhe i gjen njerëzit e asaj shtëpie në sofër duke ngrenë bukë, mendohet se të do vjehrra, apo gjyshja.

Besëtytni që lidhen me kohën

Kur bëjnë lajthitë shumë lajthia thuhet se at vit do të jetë një dimër i vështirë me shumë borë.

Nëse e shkulim me dorë kullosën e njomë, besohet se do të bjerë shi.

Në ditët e ftohta, kur del bukla e kuqe, besohet se dita e nesërme do të jetë me diell.

Nëse del bukla e bardhë, kur dita është me diell, besohet se në ditën e nesërme do të bjerë borë.

Besëtytni të tjera

Kur ha bukë dhe e harron kafshatën e bukës pa e ngrënë mendohet se ndonjëri nga anëtaret është i uritur.

Kur të nget lemza thuhet se dikush të përmend.
Nëse djali i martuar e tregon xhi ka flamë, anëtarët e tjerë të familjes i thonë ”kallxoja gjyshes”, sepse mendohet se djali e do gjyshen ma shumë se nënën e vet.

Të martave nuk duhet të punohet asgjë pas darke, nuk duhet të hyhet as në banje sepse kjo ditë në mbrëmje sipas plakave të fshatit e ka një sahat të ligë, që shumë lehtë mund të ndodhë ndonjë e pa pritur.

Lopës e cila sapo ka lindur viçin, n’bisht ia ven një pe të kuq për arsye se lopa nuk do të merr mësysh.

Po t’ju skuqet veshi do të thotë se dikush po fol keq për ty.

Kur dikujt i del një puçërr në gjuhë thuhet se për këtë person flet keq dikush.

Kur e harron kafshatën e bukës pa e hëngër mendohet se në atë familje dikush është i uritur dhe kjo kafshore me nuk ahët nga askush që është i ulur në sofër.

Nëse dikush i shkel troshat e bukës mendohet se do të ograjset.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT