Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-MALET

Petro L. Sota-MALET

Malet porsi mbretërit me kurorë,
Me qeleshet e bardha prekin retë,
Në dimër mbuluar flokët me borë,
Me pamjen e tyre krenar e të qetë.

Dhe mbi majat e mprehta si shpatë,
Që vetëm shqiponjat atje lart rrinë,
Ndërsa humnerat e errëta si natë,
Legjendat, fshehin madhështinë.

Porsi kala dhe me shtigjet si pritë,
Nga mësymja e armiqëve shekullor,
Me shkëmbinjtë e thepisur si thikë,
Qëndrojnë të heshtur, madhështor.

Me burime të freskëta në pranverë,
Që rrjedhin prej shpateve me dëborë.
Ndërsa stinët kur aty vijnë si për herë,
Vijnë si zanat të kapura dorë për dorë.

Dhe të mahnisin kur i shikon përballë,
Jo vetëm me heshtjen e tyre epokale,
Legjendat dhe eposin i mbajnë gjallë,
Jehonë kënga e kreshnikve në male.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT