Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -KUR

Xhevat I. Prebreza -KUR

Kur të ma dëgjosh zërin
heshtja do të thyhet
fjalët do ta kenë peshën e saj
në qepallet e mija do të mbaj me mall

Nëse unë nuk jam këtu
më tako në rrugicat e vjetra të qytetit
do të jem me lahutë në dorë
duke kënduar një këngë trimëri

Dhe nëse nuk flas
dëgjoje zërin atje larg maleve
dëgjoje zërin e gushëkuqes
ose të kanarines ndër degët e pemëve

Mes yjeve të nates një ditë do të jem
do të ta shëndrrisë rrugën
do të zbres nga lart
do të lidhim kurorën e dashurisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT