U sulmua një teatër…
Mu deshën ditë ta kapërdija të vërtetën,
Se ata që vdiqën aty, vdiqën vërtetë,
Pas uljes së perdes së mortit,
Nuk ka akt tjetër që prapë t’i ngjallë…
Dua, dua shumë të besoj
Në gjëra të bukura, jetë të tjera,
Por graviteti i kësaj bote,
Nuk e lë as shpirtin t’i shpëtojë
Vargonjëve të tij ngulur thellë nën dhé…
Ata që vdiqën, vdiqën vërtetë,
Në një akt që aspak nuk e zgjodhën,
Ashtu sikurse mijëra të tjerë,
Atje jashtë, larg Moskës, në dy anët e vizës,
Që ndan botën, nën banderolat e luftës…
Një qind e dyzet e tre spektatorë…