Thursday, April 24, 2025
BallinaVitrina e libritSami Mulaj-NJË JETË

Sami Mulaj-NJË JETË

Në qiell
avioni le pas një vijë ,…
shtëllungë tym të bardhë.

Ajo vijë nuk e thotë
si ishte avioni,
i vogël, i madh
a me sa krahë të gjatë…

As sa pasagjer kishte brenda, të lidhur në sedile,
a sa ishin në gjumë
a zgjuar sy hapë…

Vija e bardhë
zgjatët për do kohë,
pastaj e marrin retë
e bejnë shkumë të bardhë….

Ikë, ikë larg, avioni,
zhuma nuk i ndihet,
as sa një pikë në qiell
nuk duket ma…

Në tokë,
në një mëngjes gdhihet
mbi një truç dhe,
në krye,
një gurë i bardhë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT