Thursday, July 3, 2025
BallinaUncategorizedMurtez Asllani-GJUHA NA BASHKON

Murtez Asllani-GJUHA NA BASHKON

Gjuha neve na bashkon
se jemi shqiptarë,
ëmbëlsisht e flasim
dhe jemi krenarë.

Vëllezër jemi
të një gjaku
jetojmë dhe punojmë
e ruajmë pragun.

S’durojmë armiq
as tradhtarë,
t’na sundojë
asnjë barbarë.

Vendi im i çmuar
ka plot bukuri,
në secilin vend
flamuri kuq e zi!

Gjithmonë të bashkuar
ne do të jemi,
Shqipërinë e bukur
ne nënë e kemi!

Jemi bijtë e shqipes
askujt s’ia kemi frikën,
pushkën e kemi t’gatshme
dhe në maje thikën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT