Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -RRUGA E VJETËR

Petro L. Sota -RRUGA E VJETËR

Rrugën e vjetër e njoh verbërisht,
Desha sot, të ishe me mua edhe ti,
Si fllad, më përkëdhelin lehtësisht,
Disa kujtime, që më vijnë për çudi.

Më ndihmojnë, çdo gjurmë të shoh,
Nëpër kohë, si një ëndërr të zbehtë,
Këtë rrugë të vjetër, sa mirë e njoh,
Sa zemra n’kraharor, m’dridhet lehtë.

Eh, nëpër rrugët e reja hapat e tua,
Trokasin lirshëm, me ritmin, tik, tak,
Mund të jetë normale, për çdo grua.
Kur normaliteti, ka patjetër një shkak.!

Ndryshe, s’mund të ndodhte si këtu,
Në këtë rrugë të vjetër, një ditë me shi,
Se pandeha të vinte vrullshëm tek m’u,
Po ashtu e papritur, të erdhi dhe tek ti.

Por, ti duhet të vije, me flokët lëshuar,
Që era të luante, duke i shpërndarë,
T’i thurje gërshet, ti nuk kishe harruar,
Ndoshta qe sinjal, për puthjen e parë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT