Friday, April 18, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-MADHËSHTIA E SHPIRTIT

Brixhilda Dede-MADHËSHTIA E SHPIRTIT

Ti, ekstremisht e egër, gati anormale kur të cënohet dinjiteti!

Kërkoj të bëhesh më e logjikshme dhe kurrë të mos humbësh qetësinë.
Kthyer arsyes, analizuar gabimin.

E di,..është pothuaj e pamundur të ndryshosh!
Por, unë të dua kështu si je,
oguri im i bardhë, e qetë dhe e marrë njëkohësisht!

Kur sytë e tu xixëllojnë e përflaken si valë zjarri, yjet ngrihen lart,
e ne lundrojmë si meteorë rreth orbitës tonë.
Aty ku shpirti pelegrin, takon gjysmën tjetër!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT