Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritSahit Shala-ZANA SHQIPETARE

Sahit Shala-ZANA SHQIPETARE

Zana shqipetare kur del në oborr
Bardhë si uji i Drinit ndrin porsi dëborë
Zana shqiptare kur ikën te kroi
Nuk do tjetër shpirti veç të t’flasë me gojë

Zana shqiptare kur na del në ara
Ndrin silule prilli gjithmonë je e para
Zana shqipetare ia merr dritën diellit
Zëron si bilbili gjer në kupë të qiellit

Zana shqipetare kur shkel n’prag të derës
Qeshën uji i Drinit çelin lule t’verës
Zanat dorë për dore kur na hyjnë në valle
Janë si lulebore si shqipet mbi male

Zana shqipetare kur kapen për dore
Nis flladi prej gëzimit për këto lulebore
Kur me ujë si bora i lajnë gushë e faqe
lule si kurora, çelin në cdo bahçe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT