Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-MOS SHKO PËR DREQ

Gjelina Maçi Keci-MOS SHKO PËR DREQ

Në ke Zot vepro pa zili
Veten do ta ndjesh keq,
Qielli do të mbajë mëri
E ti do shkosh për dreq
.
Ja do dalësh ti i/e para
Dhe garën patjetër do fitosh,
Po të dalë njeri përpara
Shpirtin do ia helmosh
.
Ja do mbushesh me flori
E në Mars do të ndalosh,
Me një shpirt katran të zi
Edhe diellin do ta verbosh.

Mos e ngrij me akull shpirtin
Se vështirë është ta shkrish,
Do ta kërkosh me dritë qiriri
Pranverën si do e mbërrish?

Në vënd që te shtrish dorën
Do të shkatërrosh cdo urë,
Ti hapësh njerëzisë gropën
Sikur në vënd zëmres ke gurë.

Kur këto të kenë ndodhur
Dhe mendjes do i thërrasësh,
Atëherë do jesh shumë lodhur
Dhe shpirtin tënd do plasësh.

Prandaj vraje djallin në ty
Se këto s’të bëjnë të lumtur,
Shiko veten me të tjerë sy
Përpara se ëngjëlli t’jetë zhdukur
.
Mëso t’mbash mënd mirë
Një ditë do ikësh dhe ti,
Nuk je Perendi o njeri
Mos t’mbahesh mënd për zi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT