MALLI,M’PËRVELON
(Kushtuar heroinës se kombit Antigona Fazliut)
Mbrëmja kishte rënë
Malli,më pushtoi
Një zë si i yti Gone
Kujtimet, mi zgjoi
Po shikoj qiellin dhe yjet
Humbur kanë ndriçimin
Sepse nuri yt,
Ua zbeh shkëlqimin
T’shof n’qiell p’rmbi A’tdhe
Ke marr krah e fluturon
M’veshtron e t’veshtroj
Por nga largësia, malli m’përvelon
Antigonë
T’i je lule dielli
Dhe kurr,s’ke për t’u venitur
Gjaku yt i njomë
Lulëza ka për t’rritur
Lavdi motër Antigonë
E gjallë je n’zemrat tona
Lum Dardania qe t’ka çikë
Ja ke shtu qiellit një dritë
