Sa herë rashë,
përsëri u ngrita.
Sa herë rashë,
dhe lotët i gëlltita.
Sa herë rashë,
drejt qiellit vështrimin
e hidhja.
Sa herë rashë,
dhe ngrihesha prapë.
Sa e sa herë bija,
dhe ngrihesha përsëri.
Dhe sytë nga fëmijët
ishin shpresa
dhe gëzimi im
për çdo ditë.
Sa herë rashë,
dhe shpirti më çahej
në çdo skaj.
Sa herë rashë,
dhe mendoja fundin,
por betejat kurrë nuk më tundnin.
Sa herë rashë,
u ngrita përsëri lart.
Sa herë mendoja
se nuk do t’ia dilja,
por shpresën kurrë s’e humba.
Asnjëherë s’u përkula,
kurrë veten s’e ula.
Sa herë rashë,
o Zot që më mbajte gjallë…